Një javë pas lindjes së Atarës, Orinda emocionon me dedikimin e ndjerë dhe ndan fotot më të ëmbla



Ardhja në jetë e Atarës padyshim që i ka ndryshuar tërësisht jetën Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë një javë më parë. Ndërkohë që kanë kaluar plot 7 ditë nga lindja e të voglës së tyre, moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe i ka dedikuar ëngjëllit të saj disa fjalë që na kanë emocionuar të gjithë. Orinda ka ndarë gjithashtu disa foto tepër të ëmbla me Atarën, ku shfaqet edhe me njerëzit më të afërt të saj në shtëpi. “Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14 vjecare”, shkruan ajo në postim.





Orinda dhe Turi janë siguruar që të dokumentojnë një pjesë të mirë të shtatzënisë së prezantueses deri në ditën e lindjes së Atarës. Mund të themi se pritja e saj e ëmbël ka qenë ndër më të bukurat nga personazhet e njohura shqiptare e duket se moderatorja e ka shijuar në maksimum. /News31