Një emër dhe një histori surprizë. Shpallet fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021



Akademia Suedeze ka nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për 2021 shkrimtarin nga në Tanzania, Abdulrazak Gurnah. I lindur në ishullin Zanzibar, ai jeton që nga fundi i viteve ‘60-të në Britaninë e Madhe. Gurnah nderohet për veprat e tij “të pakompromisë dhe të ndjera”, që rrëfejnë për pasojat e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve, që duhet të kapërcejnë “një hendek mes kulturave dhe kontinenteve“, sipas Akademisë së Çmimit Nobel.










Gurnah ka publikuar 10 romane dhe disa vëllime me tregime. Romani i tij më i njohur është “Parajsa e humbur”, botuar në vitin 1994, një histori që rrëfen për kolonializmin në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është nderuar me çmimin e njohur, ‘Booker Prize’.

Vëzhguesit kishin pritur që Akademia Suedeze këtë vit të shohë përtej autorëve europianë dhe amerikanoveriorë, pasi së fundmi u nderua poetja amerikane Louise Glück me çmimin Nobel. Si pretendentë këtë vit konsideroheshin shkrimtarja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie, autori nga India, Vikram Seth, shkrimtari kinez, Liao Yivu dhe shkrimtari nga Mozambiku, Mia Couto.

/News31