Një baba si Fero, reperi publikon foton më të ëmbël me Ninën
Jeta e Feros dhe Arbenita Ismajlit ndryshoi përgjithmonë në 24 Prill të këtij viti me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Çiftin e ri e bekoi zoti me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Nina. E vogla ka nxjerrë në pah herë pas here një anë të yllit të "Gang gang" që nuk e njihnim. Teksa ishim mësuar që reperin ta shihnim tepër "agresiv" në klipet e tij, Nina ka bërë që Fero të shfaqë sa baba i mirë e i përkushtuar është ai. Madje, artisti i ka kushtuar të voglës edhe një këngë të cilën nuk e ka publikuar ende.
Pra, mund të themi që Fero bëhet shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për vajzën e tij. Sot ai ka publikuar një foto tepër të ëmbël në Instagram. Reperi shfaqet duke mbajtur Ninën në krahë, ndërkohë që ajo fle paqësisht mbi shpatullën e tij.
Kujtojmë se sëfundmi Fero ishte i ftuar te emisioni "Rudina" në TV Klan ku foli më shumë për Arbenitën dhe familjen e tyre të sapokrijuar duke theksuar se është shumë i lumtur. /News31