Nis sot nga Durrësi stërvitja më e madhe e NATO në Ballkanin Perëndimor



Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”. Stërvitja është më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.





Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetet sociale videon prezantuese të eventit ku sqaron: “Sot nga Durrësi fillon stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende”, shkruan Peleshi.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

“Defender-Europe” këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi./News31