Nis Maratona e Tiranës, këto akse rrugore do të jenë të bllokuara deri në orën 17:00



Ka nisur sot në Tiranë edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, një nga eventet më të mëdha sportive në kryeqytet. Në këtë Maratonë marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme.





Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run with refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur.






Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët  “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Maratona e Tiranës po zhvillohet pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid-19, me të cilën u përball e gjithë bota.

/News31