Nicholas Cage i jep fund beqarisë për herë të pestë. Aktori martohet me partneren 26-vjeçare!
Aktori i njohur Nicolas Cage nuk është më beqar, për herë të pestë! Në fakt lajmi u raportua në media disa ditë më parë, teksa u përfol se aktori dhe partnerja e tij 26-vjeçare u martuan në një ceremoni private në 16 shkurt. Cage konfirmoi për revistën “People” se lajmi është i vërtetë dhe është shumë i lumtur me bashkëshorten, Riko Shabata. Dasma ishte thjesht një ceremoni e vogël dhe tepër intime në Hotel Wynn në Las Vegas. Nga fotot që janë publikuar, Riko dukej se kishte veshur një kimono japoneze, veshje tradicionale për nuse. Pas martese aktori 57-vjeçar dhe Shaba u bënë pjesë e një feste të vogël, ku madje ishte e pranishme dhe ish-gruaja e Cage, Alice Kim, si edhe djali i tyre, Kal-El 15 vjeç.
Kështu, Nicolas Cage martohet për herë të pestë, pas ndarjes së tij shumë të komentuar nga Erika Kookie, pas një martese katër-ditore në mars të 2019-ës, edhe në atë rast në Las Vegas. Divorci i tyre zyrtare erdhi dy muaj pas ceremonisë.
Ndërkohë, aktori i “Ghost Rider” ka qenë i martuar më parë me Patricia Arquette në vitet 1995-2001. Më pas me Lisa Marie Presley në periudhën 2002-2004 dhe Alice Kim për 12 vite, nga 2004 në 2016. Nga ana tjetër, përveç Kal-El, ai ka edhe një djalë Weston, 30 vjeç, nga lidhja me aktoren Christina Fulton.