Ngjarje tronditëse në Greqi, gazetari ekzekutohet me 6 plumba



E gjithë bota e gazetarisë ka mbetur e tronditur pasi një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku gazetari i kronikës, Georgios Karavas është ekzekutuar nga dy persona të paidentifikuar. Reporteri është qëlluar me 6 plumba në zonën e Alimos.





Të njëjtat burime informojnë se vrasësit e gazetarit ishin dy, të cilët pasi qëlluan u larguan me motor. Vlerësimet e para tregojnë për një sulm terrorist, pasi autorët e krimit dyshohet të jenë nga EL.AS. të njohur si vrasës profesionistë.

Karaivaz njihej si koleg i denjë e i mirë dhe një reporter me moral.George ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Karaivaiz punoi si reporter policie që në vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ndërsa në vitin 2017 u zhvendos në kanalin STAR. Ai ishte një bashkëpunëtor prej vitesh edhe me gazetën “ELEFTHEROS TYPOS”.