Nga “Për’puthen Prime” tek përjashtimi i konkurrentëve, Olsa Muhameti zbulon detaje të reja



“Për’puthen” ka nisur sezonin e tretë, me të njëjtën formulë, nga e hëna në të premte në orën 18:15.  Edhe këtë sezon moderimi i është besuar Bora Zemanit kurse opinionist është Arjan Konomi. Deri më tani janë prezantuar 5 vajzat dhe djemtë, por edhe në ditët në vijim do të prezantohen të tjerë konkurrentë.





Olsa Muhameti, autorja e programit, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me vazhdimësinë e emisionit.






Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo i ka dhënë përgjigje një nga pyetjeve më të shpeshta të ndjekësve: “A do të rikthehet Për’puthen Prime?”. Olsa ka zbuluar se jo vetëm që do të ketë, por do të jetë në transmetim gjithë vitin, duke nisur nga e shtuna e 2 tetorit.

Prej katër vitesh të shtunave mbrëma, në ekranin e Top Channel kemi parë “Shiko kush luan”, në moderimin e Luana Vjollcës, por vetë prezantuesja ka konfirmuar largimin. Ndaj të shtunat tanimë do të jenë të “Për’puthen”.

Olsa ka zbuluar gjithashtu se do të ketë përjashtime nga emisioni, në një proces që do të nisë të premten dhe do të zgjasë një javë. Kështu, ajo ka treguar se do të ketë eleminime dhe hyrje të reja.

Po ashtu, ajo ka sqaruar sërish për të disatën herë se nuk i imponon konkurrentët për zgjedhjet e takimeve, por vetëm sugjeron.

/News31