GOSS-BIZ 11 Maj 2021, 22:10
Nga mungesa e babait te fëmijëria e vështirë- Dafina Zeqiri gati të rrëfehet ashtu siç ajo di!
NEWS-31
Që vitin e kaluar Dafina Zeqiri ka bërë me dije se do publikojë albumin e ri me titull "Dafinë moj", duke entuziazmuar kështu fansat e saj, por jo vetëm. E kur duket se countdown-i po shkon drejt fundit, këngëtarja e mirënjohur ka ndarë sot një detaji shumë interesant rreth tij. Ajo ka zbuluar se përmes "Dafinë moj" do të mësojmë shumë për jetën e saj, përmendim këtu se ajo është treguar hermetike edhe në intervista për jetën personale. Dafina ka treguar në fakt se është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj ka qenë e mbushur me sfida të cilat ajo do i rrëfejë nëpërmjet vargjeve në albumin e saj. Po ashtu, ajo do flasë si rrallëherë për mungesën e të atit në jetën e saj.
“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafna në një postim, duke shtuar: "Do të mësoni një pjesë shumë të madhe të timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’”.
/News31