Nga lidhja te një rikthim i mundshëm te Për’puthen: Tea dhe Bearti i thanë të gjitha në intervistën e tyre të parë!



Tea dhe Bearti më në fund kanë thyer heshtjen dhe kanë dhënë intervistën e parë së bashku në “Roped with Olsi”. Pasi lidhja e tyre u bë publik, në media kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta. Ndërkohë mbrëmjen e sotme dyshja kanë sqaruar çdo gjë.


Teksa deklaroi edhe një herë se fotot e para i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi romancën e tyre, Tea shtoi se njerëzit më të rëndësishëm të produksionit të “Për’puthen” e dinin historinë e tyre, pavarësisht se në program kjo gjë u mohua. Ata thanë se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë dhe se gjithçka ka nisur shumë gradualisht. Ata u shprehën se janë njohur me familjet, por familjet me njëra-tjetrën ende jo. Madje, Bearti tha se gjyshi i Teas i ka blerë një palë shapka, që ai t’i ketë sa herë që do të shkojë në shtëpinë e tyre.

“Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam. Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëj paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur. Ne ishim mes maleve, në Bogë, dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, tha Tea.

Dyshja tha se pas ngjarjes dhe gjithë debatave kanë bërë një bisedë me produksionin dhe gjërat mes tyre janë sheshuar. Gjithashtu Tea me Beartin ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen”, pasi kur u pyetën nëse mund të jenë pjesë e emisionit si opinionistë Tea tha:

Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.