Nga historia e Andit, Teas dhe Beartit më i nderuari doli interneti



Trekëndëshi i “Për’puthen”, Andi, Tea dhe Bearti, vazhdon të jetë një nga gjërat që po komentohet më shumë edhe sot, ndërsa reagimet e vetë protagonistëve mund t’i lexoni këtu dhe këtu.


Gjithsesi, tani nuk duam të komentojmë më shumë ngjarjen dhe programin se sa faktin që kush fitoi më shumë nga kjo situatë. Sigurisht që vëmendje ka përfituar vetë emisioni dhe personazhet, për mirë apo për keq, por cmimin më të rëndësishëm e fitoi interneti. Po, po, rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme dhe sot na kanë dhuruar “meme” pafund të Teas, Andit dhe Beartit, ndërsa janë argëtuar për herë të parë edhe ata që nuk kanë parë asnjë puntatë të programit.

Më poshtë keni disa nga foto-montazhet dhe videot më interesante, të shoqëruara sigurisht me shumë humor, ironi dhe pse jo fantazi. Rrjetet sociale janë të mbushura vërtetë me talente.

E nisim me një videoklip që theu zemrat e të gjithë internetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Vrapi (@andivrapiii)

Vazhdojmë me Tean, “nusen” e Andit që i piut kafet tek Bearti:

Pak muzikë për hidhërimin që na ka kaluar të gjithëve:

Meqë po flisnim për trekëndësha dashurie/tradhëtie, ja ku e keni një të ngjashëm:

Të gjithë zgjedhim Netflix-in, le ta pranojmë:

Nuk mund të mungonin shenjat e horoskopit

Ku i kemi fansat e “Game of Thrones”?

Po të “Shihemi në Gjyq”?

Ndërkohë ja ku keni një seri video-sh, me deklaratat që Tea, Andi dhe autorja e “Për’Puthen” duhet të bënin por s’i kanë bërë ende…

“Tifozat” e Teas si tifozat e Interit, sa herë që humbasin një ndeshje:

Deklarata e Beartit në një tjetër këndvështrim, një “sy kritik” i fjalëve të Andit në emision dhe patjetër, një giveaway i realizuar aty për aty…