GOSS-BIZ 22 Nëntor 2021, 21:01
Nga Gigi Hadid te Camila Cabello, ka diçka të përbashkët që e bëjnë të gjitha vajzat pas ndarjes!
NEWS-31
Pas ndarjes së bujshme me Zayn Malik, Gigi Hadid vendosi që të ndryshonte modelin e flokëve. Modelja 26-vjeçare u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe, duke postuar një foto në Instagram me balluke dhe flokë të lyer në ngjyrë ndryshku.
Po ashtu, edhe Camila Cabello vendosi të transformohej, menjëherë pasi njoftoi fundin e lidhjes së saj dyvjeçare me Shaën Mendes. Në disa foto, ajo shihet me flokët e lyera jeshile të lehtë.
Kështu bëri edhe Tea pas ndarjes nga Bearti, Loredana pas ndarjes nga Mozzik, etj. Por, e dini që diçka të tillë zgjedhin ta bëjnë shpesh shumë vajza pas një ndarjeje, mbase si një mënyrë për të nisur një jetë të re me një pamje të re. "Kur ndiheni keq, është e natyrshme të bëni ndryshime në trupin tuaj të jashtëm me shpresën se do t'ju bëjë të ndiheni më mirë edhe nga brenda," thotë studiuesja Dr. Laura Berman. "Pavarësisht nëse humbni 10 kilogramë, provoni një ngjyrë të re ose model të ri flokësh, ndryshimet në pamje mund të shërbejnë si një shpërqendrim”, thotë ao. Psikologia klinike Seema Hingorrany thotë se "shumë vajza dhe gra mendojnë se flokët ose pamja e tyre është një gjë mbi të cilën kanë kontroll absolut. Duket sikur ndryshojnë identitet. Ndjen një nevojë intensive për të ecur përpara dhe si rrjedhim nevojën për t'u dukur ndryshe". Epo, nëse edhe juj jeni ndarë së fundmi, e dini se çfarë duhet të bëni: Telefononi parukieren dhe lini takimin! Burimi: In Style, Harpers Bazaar, PrimaView this post on Instagram