Në prag të nisjes së sezonit të ri, PSG ka bërë grumbullimin e partë të skuadrës, teksa janë bërë edhe testet për Covid-19, rregull tashmë i vendosur për shkak të pandemisë. Nga përgjigjet e tamponëve u zbuluan 3 raste pozitive në ekipi dhe gazeta “L'Equipe” në Francë ka bërë me dije emrat e futbollistëve të prekur.
Bëhet fjalë për Neymar, Paredes dhe Di Maria, të cilët sapo ishin kthyer nga Ibiza, ku i kaluan pushimet së bashku. Tani ata pritet të qendrojnë 14 ditë në karantinë deri sa të shërohen plotësisht dhe nuk do të jenë të gatshëm gjatë fazës pregatitore.
Këhtu fatkeqësisht PSG-ja humbet 3 lojtarë kryesor në fillimin e kampionatit francez, ndërkohë që pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tyre shëndetësore.
/News31.com