Zuckerberg pushon nga puna 11 mijë punonjës së kompanisë "Meta", çfarë thuhet në letrën e "lamtumirës"

Me anë të një mesazhi, Mark Zuckerberg i ka bërë me dije me shumë se 11 mijë ”punonjësve të talentuar” të kompanisë ”Meta” se do të largohen nga puna, duke pushuar kështu rreth 13% të të gjithëve forcës punëtore që ai ka. Themeluesi i Facebook tha se merr përgjegjësi për këtë dhe ”i vjen shumë keq” për ata që do të preken nga largimet, ndërsa shtoi se shkak për këtë janë bërë investimet jo të mira që kompania që ka bërë, tregu gjithmonë e në rënie i reklamave dhe kriza ekonomike.
Zuckerberg tha në letrën e tij të lamtumirës për punonjësit se parashikimet për menyrën se si bota ”online” do të lëvizte pas COVID, nuk kishin dalë si ata mendonin, e ndërsa kompania përballet me konkurencën, humbjen nga reklamat dhe gjithçka tjetër, vlera e saj ka rënë dhe nuk është si më parë. Meta duhet të jetë ”e kujdesshme për mënyrën si përdor kapitalin”, shkruan CEO i saj dhe burimet e të ardhurave do t’i ”shpërngulë” në një numër të vogël zonash të tjera të rëndësishme si ”motorri i kërkimit së Inteligjencës Artificiale” dhe vizioni për të ardhmen e metaverse.
Kompania po ashtu do të shkurtojë buxhetet rezervë, përfitimet, bonuset dhe asetet e paluajtshme, çka do të thotë që do të ketë ndryshime të tilla si punonjës që ndajnë tavolinat e tyre të punës në të ardhmen. Të gjitha këto masa gjithsesi nuk ishin mjaftushëm që të mos e nxirrnin Meta-n me humbje, prandaj ai u detyrua që të largonte nga puna 13% të punonjësve.
Të pushuarit do të marrin sigurisht një dëmshpërblim për këtë, do të marrin rrogat që i takojnë për punën e bërë muajin e fundit, dhe do t’i paguhen sigurimet për 6 muajt e ardhshëm, po ashtu edhe asistencë sociale nëse do të kenë nevojë nga një burim i tretë. Kjo vlen edhe për punjoësit e kompanisë jashtë SHBA-së, si një mënyrë për t’u kujdesur për njerëzit në këtë kohë të vështirë, pavarësisht se nuk do të jenë më pjesë e saj.
/News31