Zjarri në pallatin në Tiranë/ Shoqërohen në polici admimistratori dhe pronari i apartamentit ku nisën flakët, pamjet nga vendngjarja!

Mesditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, teksa zjarri mori përmasa masive, duke qenë se edhe fasada e izoluar me polisterol e ndërtesës gjithashtu shpërtheu në flakë.
Zjarrfikësit bënë të pamundur për disa orë me rrathë derisa arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa për fat të mirë edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm të autoriteteve për të shpëtuar jetët e banorëve, nuk pati viktima. Megjithatë, sic bëhet me dije, 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia, ndërsa policia së fundmi ka shoqëruar administratorin e pallatit. Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallat, dyshohet se shkak është bërë një pajisje elektrike, por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.
Mësohet se fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, më saktësisht në katin e 9-të, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas janë përfshirë nga flakët edhe katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku, pronar i apartamentit.
Ndërkohë më poshtë, pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa vihen re apartamentet që janë djekur plotësisht:
/News31