Zgjedhjet vendore 2023/ Tre bashki vijojnë ende numërimin, si paraqitet situata?


Teksa kanë kaluar pothuajse dy ditë nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë të socialistërve.
Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 50 bashki ndërkohë, opozita kryeson deri tani në 7 bashki.
Janë ende tre bashki që vijojnë numërimin, në të cilat, duket se do të jenë sërish socialistët ata që do të triumfojnë.
Bashkia e Tiranës, e Kukësit dhe Malësia e Madhe vijojnë numërimin e votave.
Sipas të dhënave paraprake nga kryetari i Komisionit Qendrore tê Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, gjatê një konference për shtyp, pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.
Partia Socialiste ka triumfuar në 50 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë dhe së fundmi në Kurbin.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në shtatë bashki Pukë,Kavajë Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.
Burimi: Top Channel