NEWS 16 Maj 2023, 11:44

Zgjedhjet vendore 2023, mbyllet numërimi i votave për Tiranën!

Zgjedhjet vendore 2023, mbyllet numërimi i votave për Tiranën!

Bashkia më e madhe në vend, Tirana ka përfunduar me numërimin e votave, ku Erion Veliaj ka siguruar një mandat të tretë.

Me numërimin e 941 qendra votimesh, Veliaj aktualisht kryetar bashkie për Tiranën ka marrë besimin e  54.69% të qytetarëve të kryeqytetit me 158688 vota.

Veliaj ka lënë pas kandidatin e koalicionit Berisha-Meta me plot 58337 vota përpara, diferencë kjo e thellë.

Këlliçi “Bashkë Fitojmë” pason me 34.58%të votave, pra 100351 vota gjithsej.

Roland Bejko i Partisë Demokratike ka arritur të marrë vetëm 4.27% të votave, diferencë e madhe nga kundërshtarët e tij.

Pas Bejkos pason Arlind Qori me 4.77%të votave, Lalja Përlaska me 0.73% dhe Marko Dajti me 0.97%.

 

 

Burimi: Top Channel