NEWS 7 Nëntor 2022, 16:29

Zbulohen zyrtarisht 7 kandidatët e PD-së për primaret në Bashkinë Tiranë, mes tyre aktori i njohur

Zbulohen zyrtarisht 7 kandidatët e PD-së për primaret në

Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme emrat e kandidatëve të vetëshpallur dhe të zgjedhur nga anëtarët e saj, në primaret për Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi ka prezantuar shtatë emrat, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Ata janë zyrtarisht:

Adriana Kalaja
Belind Kellici
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoci
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Jul Deda

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet dhe kur do të zgjidhet kandidati që do të përballet me kundërshtarin nga Partia Socialiste në zgjedhjet lokale të majit. 

/News31