NEWS 7 Janar 2022, 19:25

Zbardhen detaje nga vdekja e 3 vjeçarit në Fier

Zbardhen detaje nga vdekja e 3 vjeçarit në Fier

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier ku një 3-vjeçar ndërroi jetë teksa ishte në kopësht. Policia ka bërë me dije se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.

Sipas bluve, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit. Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e Kopështit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty.

"Abc" shkruan se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.