NEWS 27 Janar 2022, 13:19

Vrau për hakmarrje, Gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin

Vrau për hakmarrje, Gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin

Florjan Përvathi u la në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Lezhës. 17-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarr Lekë Lekëgjonajn, në fshatin Manati të Lezhës do të vuajë dënimin me burg. Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm familjarë të të riut, të cilët shpërthyen në lot kur mësuan për vendimin.Avokati mbrojtës i të miturit Andi Duraj, tha se dhe ai është vetë viktimë në këtë krim të rëndë që ka ndodhur, pasi sipas tij ka qenë pa kujdes nga shteti, në momentin që ka mbetur jetim.

 

‘Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, dhe i dyti autori i veprës penale.Klienti im është fëmijë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë në prani të psikologut, është një nga ngjarjet m,ë të rënda, që ka vetëm viktima.Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë”, u shpreh avokati.

Përvathi qëlloi me armë zjarri 65-vjeçarin Lekë Lekgjonajn ditën e hënë, pasi mori hak për të atin. Gjon Përvathi ( i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën.  Goditjet njëra pas tjetrës duket se shënjuan fort jetën e të miturit, duke e bërë që të rritej me frymën e gjakmarrjes ndaj “hasmit” edhe pse ai ende edhe pas 13 vitesh ndodhet ende pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin për vrasjen e bërë. Por duket se drejtësia nuk e ka plotësuar të miturin, që ende pa u “maturuar” vendosi që të mbyllet edhe ai pas një kafazi. E gjitha për shkak të një zakoni që vijon të hapë plagë edhe në shekullin e 21-të.

/News31