NEWS 18 Maj 2023, 11:11

Vrau me sëpatë kunatën, zbardhet dëshmia e Tafik Tashit: S’duroja dot, më quante impotent para familjes

Vrau me sëpatë kunatën, zbardhet dëshmia e Tafik Tashit:

Tafik Tashi, i cili mesditën e djeshme goditi për vdekje me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevanin, ka deklaruar se e vrau pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë ku jetonte me të.

Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve autori ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent.”

Policia zbuloi se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit. Ndërsa gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.