NEWS 22 Nëntor 2024, 17:14

“Vrau Martin Canin me dashje”/ Prokuroria rëndon akuzën, jepet në spital masa për 14-vjeçarin tjetër

“Vrau Martin Canin me dashje”/ Prokuroria rëndon akuzën,

Gjyqtarja e dëgjoi në spital prokurorinë që deklaroi si të dyshuar për vrasjen e Martin Canit, 14-vjecarin Mario Përlleshi , gjithashtu i plagosur nga përleshja midis nxënësve të shkollës “Fan Noli”.
14-vjeçari nuk ka folur dhe nuk ka dhënë asnjë version mbi ngjarjen tragjike që u mbyll me një të vrarë e dy të plagosur, që të gjithë të mitur.

Gjykata e konsideroi të ligjshëm prangosjen e autorit të dyshuar, nxënës i “Fan Nolit” dhe shpalli arrest me burg, që do të vijojë të zbatohet në spital derisa ai të kurohet. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të të miturit, që dyshohet se e kreu në konflikt e sipër, ndonëse mbetet e paqartë dinamika e plotë e krimit.

Më e rëndësishmja është mos gjetja e thikës dhe motivi se përse prej 10 ditësh të dyja palët gjendeshin në konflikt të hapur, për të cilin kishin dijeni të plotë autoritetet e shkollës. Të premten e kaluar, nënvizon prokuroria, të miturit ishin përleshur edhe fizikisht dhe ishte dashur ndërhyrja e një të rrituri për t’i ndarë. Ata janë përplasur sërisht të hënën kur edhe ndodhi vrasja e Martinit dhe plagosja e shokut të tij. Ndërkohë që janë administruar dëshmi të personave të tjerë nën moshë, aktivë në konflikt , disa prej të cilëve ishin nxënës të një shkolle tjetër.

Në Shqipëri ekzistojnë agjenci të ndryshme për fëmijët në konflikt me ligjin duke nisur nga Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve deri te Qendra për Parandalimin e krimeve te të Miturit të cilat duhet të bashkëveprojnë dhe të hartojnë politika përballë fenomeneve. Por, pavarësisht hartimit të kodit për të miturit në 2018, shumëfishimit të përfshirjes së fëmijëve në krim, rezulton se shumë struktura mungojnë ende. vetëm vitin e kaluar në të dhënat që Top Channel disponon nga 2006 të mitur, 343 fëmijë nën 14 vjeç u përfshinë në krime të ndryshme dhe për ta çështja u pushua pasi ata nuk mbajnë përgjegjësi, ose morën masa këshilluese, edukuese apo vërejtje me shkrim.

Burimi:Top Channel