NEWS 20 Maj 2023, 16:18

Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan/ Gjykata jep masën për autorin, zbardhet dëshmia e tij!

Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan/ Gjykata jep masën

58-vjeçari Tefik Tashi, i cili pak ditë më parë u bë autor i një ngjarje makabër pasi vrau me sëpatë kunatën e tij, është është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit. Pas shoqërimit në polici mësohet se ai ka rrëfyer se krimin e ka kryer kur ka qenë i vetëdijshëm, pasi kunata e tij, viktima e ngjarjes, Alma Qevani e kishte ofenduar.

Në gjykatë ai ka përsëritur të njetën dëshmi, duke rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë, ndërsa nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç, teksa pritet të mësohet dënimi që Gjykata do të japë për këtë krim, që ka shkaktuar shumë reagime edhe në publik.

/News31