NEWS 3 Shkurt 2023, 16:59

Vrasësi italian i Ndrangheta-s, gjendet pas 16 vitesh duke punuar si picajol

Vrasësi italian i Ndrangheta-s, gjendet pas 16 vitesh duke punuar si

Edgardo Greco, një vrasës italian, që dyshohet se ka qenë pjesë e Ndrangheta-s, një prej organizatave më të fuqishme mafioze jo vetëm në Itali, por në të gjithë Evropën, është gjetur duke punuar si picajol dhe është arrestuar. 63-vjecari kishte plot 16 vite në arrati, ndërsa u gjet në qytetin francez Saint-Etienne, ku drejtonte një restorant picash, madje ishte shfaqur edhe në media të ndryshme për të promovuar biznesin e tij. 

Interpol-i ka bërë me dije se Greco ishte një "i arratisur i rrezikshëm", i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo. Këta të fundit u rrahën për vdekje me shufra hekuri në një magazinë peshku në janar 1991, teksa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

/News31