NEWS 3 Janar 2022, 13:08

Viti 2022 nis me bilanc të rëndë nga aksidentet, dhjetëra të plagosur e 1 viktimë në vetëm pak orë

Viti 2022 nis me bilanc të rëndë nga aksidentet, dhjetëra


2022-shi ka nisur me një bilanc të rëndë, sa iu përket aksidenteve. Në vetëm pak orë, u plagosën dhjetëra persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç, si dhe humbi jetën një person.

Në fshatin Rrile të Lezhës rreth orës 13:30 shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal. Ai u plagos, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rreth një orë më vonë, dy makina u përplasën duke përfshirë dhe një të tretë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku e plagosur mbeti njëra prej pasagjereve në mjetet e përfshira, e cila mori ndihmën mjekësore në spital.

Sakaq, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizê, prej akullit dhe ngricave të pranishme në rrugë një makinë tip “ Fuoristradë” dhe një tjetër tip “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Sakaq, një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Makina tip “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 2 janarit, në aksin Vlorë-Fier  në nënkalimin e Novoselës, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa mbeti e plagosur një pasagjere. Ndërsa makina e tretë për te shmangur shtypjen e njerëzve që ishin në rrugë, ka devijuar dhe më pas është përplasur me trafik ndarësen.

Ndërsa në Durrës tre makina u përfshinë në aksident dhe e plagosur mbeti njëra prej pasagjereve.

Rreth orës 21:15 një tjetër aksident u shënua në Sarandë ku një mjet doli nga rruga dhe për pasojë u plagos një grua së bashku me të bijën vetëm 5 vjeç.

/News31