NEWS 27 Korrik 2022, 09:22

Vijojnë ditët e nxehta, sa do të jenë temperaturat sot

Vijojnë ditët e nxehta, sa do të jenë temperaturat sot


Vijojnë ditët e nxehta në vendin tonë, teksa pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse gjithë vendin tonë, të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje dhe Juglindje, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

/News31