
Produkti

Videoja që u bë virale: Gruaja hodhi qenin nga kati i 6-të i pallatit, reagon Policia e Shtetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Freskut, pranë Teleferikut në Tiranë, kur një grua, sipas një video-je të bërë virale sot në rrjetet sociale, kreu aktin barbar duke hedhur qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë pas disa orësh.
Momenti i rëndë u filmua nga personat që ndodheshin poshtë pallatit, të cilët u përpoqën edhe të ndihmonin qenushin por pa sukses, ndërsa kërcënuan autoren e krimit me kallëzim në Polici.
Po ashtu edhe reagimi në rrjetet sociale ishte masiv nga njerëzit.
View this post on Instagram
Po adhtu ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit, me deklaratën e mëposhtme:
"Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Në njoftim nuk specifikohet nëse është kryer arrestimi i gruas apo jo, pasi njoftimi nuk ka as inicialet e as moshën e gruas që ndërmori aktin barbar.
/News31