NEWS 14 Shtator 2023, 15:33

(Video) Zjarr masiv në katin e 9-të të një pallati në Tiranë, te ish-Parku i Autobusëve!

(Video) Zjarr masiv në katin e 9-të të një pallati në

Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në katin e 9 të një pallati në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Sali Butka”, më shumë e njohur si zona e ish-Parkut të Autobusave dhe tymi prej flakëve mund të shihet gati në të gjithë kryeqytetin. 

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa deri në këto momente fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Deklarata me informacionet paraprake: 

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)