NEWS 5 Nëntor 2022, 12:23

(Video) Reshjet e shiut përmbysin Durrësin, vështirësi në qarkullim

(Video) Reshjet e shiut përmbysin Durrësin, vështirësi

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar të Durrësit. Sikurse shfaqet edhe në video-ne mëposhtme, uji ka arritur deri në nivelin e trotuareve te zona pranë stadiumit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Më problematike mbetet situata në lagjen Nr.17 dhe 18, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë, përmbyten totalisht. Sipas autoriteteve vendore, shkak për këtë situatë, janë bërë reshjet e shiut me intesitet të lartë por edhe bllokimi i pusetave nga mbeturinat qe sjell rrjedha e ujit.

/News31