NEWS 21 Nëntor 2022, 09:12

Video/Një tjetër tragjedi nga rreshjet e shiut, përroi i fryrë merr para makinën, humbin jetën babë e bir

Video/Një tjetër tragjedi nga rreshjet e shiut, përroi i

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, ka shkaktuar viktimat e para në qarkun e Shkodrës. Dy persona babë e bir humbën jetën në makinën e tyre të cilën e rrëmbeu uji në Bzhete të Bogës në Malesinë e Madhe.

Uji i rrëmbyer ka marrë përpara fuoristradën me të cilën ata udhëtonin së bashku me vajzën e familjes e cila ka mundur të dalë e të shpëtojë fale ndihmës së banorëve. Reshjet intensive rikthyen edhe varkat në Shkodër.

Probleme ka në të 5 bashkitë e qarkut me përmbytje, bllokim rrugësh dhe izolim fshatrash. Edhe hyrja e Shkodrës u bllokua për shkak se lumi Drin kaloi mbi rrugë te Harku i Berdicës. Fryrja e lumit Kir dhe vërshimi i ujërave kanë përmbytur lagjen e Ajasmës. Aktualisht janë disa shtëpi me prezencë uji ku demet e shkaktuara janë të mëdha.

Ndërsa në fshatin e Bardhajve në Shkodër, me shume se 10 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

 

 

 

 

Burimi: Top Channel