NEWS 30 Prill 2022, 16:31
VIDEO| Merr fjalën në Kuvendin e PD-së, rrëzohet Sali Berisha
NEWS-31
Këtë të shtunë u mbaj Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, teksa po dilte për ta mbajtur fjalimin, është rrëzuar në skenë.
Truproja i tij ka shkuar menjëherë ta ndihmojë, ndërsa Berisha është çuar menjëherë në këmbë dhe është duartrokitur nga salla.
Një moment i tillë, Berishës i ka ndodhur edhe dy javë më parë, derisa po ngjitej në zyrën e tij.