NEWS 5 Maj 2023, 09:36
Video/Makina me shpejtësi "fluturon" dhe përmbyset në rrugë, në Vlorë

NEWS-31

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dy netë më parë në Vlorë, pamjet e të cilit janë publikuar së fundmi. Një makinë që po ecte me shpejtësi, pasi humbi kontrollin, u përmbys disa herë dhe më pas u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Momenti në fjalë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një karburanti në qytetin bregdetar. Ndërsa videoja është siguruar për BalkanWeb.
Mësohet se shoferi i mjetit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: BalkanWeb