NEWS 24 Maj 2023, 19:19

Video-ja e një embrioni pas abortit tronditit rrjetin, flet studentja nga Elbasani që e publikoi

Video-ja e një embrioni pas abortit tronditit rrjetin, flet studentja nga

Një video tronditëse ka shkaktuar mjaft reagime ditën e sotme në rrjetet sociale e jo vetëm, teksa nga ambientet e spitalit të Elbasanit u postuan disa pamje mjaft shqetësuese nga salla e lindjeve, ku ndër të tjera dukej edhe embrioni i një foshnje pas abortit. Për arsye të qarta, video-n nuk po e shfaqim, për më tepër që është fshirë edhe nga "TikTok", ndërsa mësohet se fillimisht është postuar nga një studente, me inicialet S.C.

Sipas "IconStyle", pas reagimeve që janë bërë në rrjetet sociale, thirrjeve ndaj Minsitrisë së Shëndetësisë për marrjen e masave ndaj vajzës që pretendohej se ishte infermiere për publikimin e këtyre pamjeve, e reja ka reaguar duke bërë me dije se në fakt është studente në Faklutetin e Shkencave Mjekësore dhe video-ja nuk ishte e xhiruar nga ajo. 

‘Unë jam studente e vitit të parë, nuk jam infermiere. E kam postuar pa dashje. Fotoja e embrionit nuk është e imja, është video interneti’– ka thënë e reja me inicialet S.C, duke mos mohuar megjithë që pjesa tjetër e video-s ishte nga ambientet e spitalit. 

Edhe pse postimi tashmë është fshirë, pritet që të ketë masa të marra ndaj studentes dhe personave përgjegjës në spitalin e Elbasanit. 

/News31