NEWS 29 Korrik 2022, 15:30

(Video) Incident i rëndë gjatë koncertit të grupit të njohur, ekrani gjigant bie dhe godet balerinët

(Video) Incident i rëndë gjatë koncertit të grupit të


Një ngjarje vërtetë e rëndë ka ndodhur gjatë performancës së grupit korean "Mirror” mbrëmjen e djeshme, teksa një ekran gjigant i skenës u shkëput nga vendi duke plagosur dy balerinë.

Ngjarja ka ndodhur në Hong Kong, në koncertin e grupit të njohur, ndërkohë të gjithë të pranishmit përjetuan një eksperiencë të tmerrshme, teksa panë ekranin të shkëputej dhe të godiste fillimisht njërin prej kërcimtarëve dhe më pas, duke rënë mbi tjetrin.

Sigurisht koncerti u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit “Mirror” i kërkoi turmës të largohej. Autoritetet bënë me dije për mediat se dy të plagosurit u shtruan menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e parë. Njëri prej tyre ka fraktura në qafë dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri ndodhey në një gjendje më të qëndrueshme. Të tjerë persona janë trajtuar për tronditje.

Ndërkohë qeveria vendosi që pjesa tjetër e mbetur e turneut të grupit të pezullohet, derisa të kryhen kontrolle sipas rregullave për sigurinë e të gjithëve.