NEWS 3 Mars 2023, 15:03

Video/I bie të fikët gjatë fjalimit, e reja largohet me barelë nga protesta e PD

Video/I bie të fikët gjatë fjalimit, e reja largohet me

Gjatë protestës që po mbahet ditën e sotme përpara Kryeministrisë, studentes Klea Vukaj i ka rënë të fikët teksa po mbante një fjalim. E reja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në krahët e disa personave që u afruan menjëherë. Ndërsa shërbimet mjekësore kanë ndërhyrë brenda pak minutash për t’i dhënë ndihmën e parë. Ajo është larguar me barelë nga protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa mbajti fjalën e saj në skenën e përgatitur për fjalimet e demokratëve, ajo nisi të mos shqiptojë mirë dhe kanë qenë disa persona që e mbajtën para se të rrëzohet.

Protesta kombëtare e kësaj të premte ishte thirrur nga Sali Berisha. Tubimi nisi në orën 12:00, ndërsa në terren ka më shumë se 1200 forca policie.