(Video) Gafa e zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, çfarë u dëgjua kur harroi mikrofonin e hapur?

Seanca plenare e ditës së sotma ka dhuruar një moment disi të sikletshëm, të paktën për zv.kryetaren e Kyvendit, Ermonela Felaj dhe të pranishmit në sallë, pas një gafë të politianes që sot drejtonte dhe seancën. Kështu, teksa votohej në parim dhe nen për nen për projektligjin për rritjen e pagave, duket se diçka nuk ka shkuar mirë me disa dokumente, gjë që ka bërë që situata t’i dalë pak nga kontrolli Felajt.
Në momentin që ajo i ka kërkuar sekretares së Kuvendit disa shkresa, duket se nuk ka gjetur atë që donte dhe për një çast ka harruar se ka patur mikrofonin hapur dhe ka përdorur shprehjen: ‘Vari leshtë!’. Shprehje kjo që pavarësisht se mund të përdoren rëndom në përditshmëri nga të gjithë ne, nuk është aspak e përshtatshme për institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, sidomos e dëgjuar "live" teksa pritej edhe votimi nga ligjvënësit shqiptarë për projektligjin e rritjes së pagave.
/News31