NEWS 21 Nëntor 2022, 10:51

Video/ Del nga shtrati lumi në Lezhë, uji vërshon drejt banesave

Video/ Del nga shtrati lumi në Lezhë, uji vërshon drejt banesave

Gjatë natës së kaluar, lumi i Gjoles ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të tëra toke bujqësore në Bubq të Krujës.

Situata paraqitet më problematike në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku  niveli i ujit në arat e mbjella arrin deri në 45-50 cm.

Të rrethuara nga uji janë dhe disa banesa. Vetëm në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ka rreth 150 hektarë të përmbytur nga lumi i Gjoles.

 

 

Burimi: Top Channel