NEWS 14 Nëntor 2022, 19:57

(Video) Aksident i frikshëm, dy avionë përplasen në qiell teksa japin shfaqje

(Video) Aksident i frikshëm, dy avionë përplasen në qiell

Dy avionë të vjetër, që i përkasin kohës nga Lufta e Dytë Botërore, janë bërë pjesë e një aksidenti të frikshëm, duke u përplasur teksa dhuronin shfaqje në qiellin e Teksasit. Aksidenti fatkeqësisht ka lënë pas të paktën 6 viktima, sic ka bërë me dije gjyqtari i Dallas-it, Clay Jenkins, i cili po ashtu konfirmoi se autoritetet po vijojnë me investigimin e ngjarjes dhe cfarë e shkaktoi atë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në orën 13:20, në aeroportin e Dallas-it, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur avionët përplasen dhe njëri prej tyre madje ndahet përgjysmë. Ata përfshihen nga flakët kur prekin tokën, ndërsa mësohet se dy nga viktimat janë Terry Barker dhe Len Root, pilotët respektivë të avionëve që ishin pjesë e shfaqjes.

/News31