NEWS 18 Maj 2023, 21:26

Vërshimet në Itali, të paktën 13 viktima dhe miliarda euro dëme materiale!

Vërshimet në Itali, të paktën 13 viktima dhe miliarda euro

Rajoni verior italian i Emilia-Romana është goditur nga vërshimet dhe përmbytjet agresive këtë javë, të cilat kanë shkaktuar të paktën 13 viktima të konfirmuara dhe dëme materiale në vlerë prej miliarda eurosh. Guvernatori rajonal tha për mediat se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti, teksa shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut dhe duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj. Po ashtu janë shkatërruar 400 rrugë dhe 23 komuna janë përmbytur pothuajse totalisht.

“Ne po përballemi me një tërmet të ri”- tha presidenti i rajonit, Stefano Bonaccini, duke sjellë në kujtesë se cfarë ndodhi në Emilia-Romana në vitin 2012, me tërmetin e fortë të asaj kohe që shkatërroi mijëra shtëpi. Ai tha se pas atij tërmeti, gjithçka u rindërtua dhe se ajo përvojë i kishte mësuar se kjo mund të ribëhet dhe njerëzit do ja dalin sërish.

Ndërkohë, fatkeqësisht numri i viktimave nga përmbyetjet u rrit ditën e sotme, duke shkuar në 13, pasi u zbuluan trupat e pajetë të katër personave. Sipas autoriteteve lokale, në qytetin Rusi, dy persona të moshës 73 dhe 71 vjeç, u gjetën së bashku në shtëpinë e tyre.

Vërshimet në Itali, të paktën 13 viktima dhe miliarda euro

Nga ana tjetër, sipas shoqatës së bujqësisë, mbi 5.000 ferma janë nën ujë në këtë rajon, përfshirë edhe fusha të mbjella me grurë dhe drithëra të tjera. Deri më tani dëmet vlerësohen të kapin shifrën e 1 milionë eurove, por kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë. 

Vërshimet e fundit janë në mesin e disa ngjarjeve të motit ekstrem që kanë goditur Italinë në 2022 dhe po ashtu përgjatë këtij viti. Qeveria ka premtuar se do të japë edhe 20 milionë euro shtesë për ndihmë emergjente, përveç 10 milionë eurove që kishte ndarë për përgjigje ndaj vërshimeve para 2 muajve, që vranë të paktën dy persona.

Të paktën 10.000 persona mësohet se janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe banorët që janë ende në zonat e prekura nga vërshimet kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe gara e Formulës 1 u anulua për shkak të vërshimeve.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që rajoni Emilia-Romana përballet me mot të keq, megjithatë hera e parë që përballet me të tilal dëme në njerëz dhe materiale. Shirat e mëdha vijnë disa muaj pasi ky rajon u përballë me thatësirën ekstreme. 

/News31