
Produkti

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, arrestohet edukatorja e kopshtit

Një 27-vjeçare me iniciale R.B., edukatore në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku një ditë më parë ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, është arrestuar nga policia.
Sipas bluve, shtetësja me inicialet R.B duhet të kishte nën mbikqyrje fëmijën e mitur. Shkaku i ngjarjes së rëndë nuk është zbardhur ende, por paraprakisht u tha se vogëlushi ishte mbytur me kapuçin e xhupit.
Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.
Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty.
Në një prononcim për mediat daja i vogëlushit shpjegoi se si çdo mëngjes fëmija është dërguar në kopsht dhe në mesditë i kanë marrë në telefon dhe u kanë thënë se fëmija nuk është mirë.
/News31