NEWS 19 Korrik 2022, 18:30

Ushtronin aktivitetin në mënyrë ilegale, Policia "shkul" qindra shezlongë nga Pema e Thatë

Ushtronin aktivitetin në mënyrë ilegale, Policia

Ky sezon turistik ka qenë jo edhe aq i zakontë, duke llogaritur mungesën e pushuesëve shqiptarë në jug, të cilët duket se kanë zgjedhur vende të tjera për të kaluar ditët e verës dhe pronarët e bizneseve apo plazheve atje që sërish nuk i ulin cmimet, madje i kanë rritur. Kjo duket se ka ndodhur edhe në një prej plazheve me të bukur të Sarandës, “Pema e Thatë”, ku çadrat shiteshin në mënyrë abuzive deri në 5 mijë lekë.

Sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, ata ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe pa licencë duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit. Nisur nga kjo, Policia e Sarandës me një aksion gjatë ditës së sotme arriti të çlironte zonën duke sekuestruar 489 çadra dhe shezlongë.

Policia e Sarandës njofton se janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Deklarata e Policisë:

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

/News31