NEWS 12 Shtator 2023, 18:16

Universiteti i Elbasanit dhe i Vlorës, 7 programe studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit!

Universiteti i Elbasanit dhe i Vlorës, 7 programe studimi rrezikojnë

Në Universitetin "Aleksander Xhuvani" në Elbasan janë tre programet e studimit që rrezikojnë të mbyllen këtë vit(italisht, gjermanisht dhe histori), ndërsa gjatë raundit të parë të regjistrimeve që përfundoi të hënën në to nuk pati asnjë studentë të regjistruar.  Drejtori i kurrikulave në këtë Universitet, Bujar Muharremi, thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta, ndërsa Infermieria e përgjithshme, Fizioterapia dhe disa degë të Informatikës rezultojnë më të kërkuarat nga studentët.

Shpallja prioritet nga qeveria duket se nuk po i shpëton dot disa programe, edhe në Universitetin e Vlorës, ku ndër 4 degë, ato të fizikes e kimise rrezikojne te mbyllen.

Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator.

/News31