NEWS 22 Nëntor 2022, 15:24

Ulet sërish benzina dhe nafta, Bordi i Transparencës publikon çmimet

Ulet sërish benzina dhe nafta, Bordi i Transparencës publikon

Bordi i Transparencës, pas mbledhjes së ditës së sotme, ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve, ku nafta dhe benzina kanë pësuar ulje të lehtë. 

Bëhet me dije se nafta do të tregtohet 214 lekë/litri, pra katër lekë më pak nga çfar është tregtuar nga mbledhja e fundit.

Benzina ka pësuar një ulje prej pesë lekësh dhe tashmë do të shitet me 195 lekë/litër.

Gazi nuk ka pësur ndryshime nga mbledhja e fundit

 

Vendimin e plotë të Bordit të Transparencës e gjeni më poshtë:

 

"Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 22 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 21.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 840, – 68 nga data 17.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 945, -42 nga data 17.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 114. 87 (+ 1.48 nga data 17.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes"

 

 

Burimi: Top Channel