NEWS 21 Janar 2023, 12:41

U shfaq në makinë pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri britanik

U shfaq në makinë pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri britanik

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ështe gjobitur së fundmi për shkak se është filmuar duke mos mbajtur rripin e sigurimit, teksa ishte pasagjer në një makinë. Sunak publikoi një video në rrjete sociale për ndjekësit e tij teksa fliste për premtimet e qeverisë britanike mbi ekonominë, megjithatë vëmendjen e publikut e ka tërhequr mungesa e rripit të sigurimit, ndërsa makina ishte dukshëm në lëvizje. 

Sipas BBC një zëdhënës i qeverisë tha se “kryeministri e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje. Sigurisht që ai do të respektojë dënimin e caktuar.” Në fakt, kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet gjatë 12 muajve të fundit, pasi ai u ndëshkua njëherë nga policia angleze për pjesëmarrje në një festë në Downing Street ndërkohë që ishin ende në fuqi masat e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar. 

Sa i takon shkeljes së tij të fundit, pasagjerët që kapen pa vendosur rripin e sigurimit në makinë mund të gjobiten deri në 100 paund, ndërkohë që shuma e penalitetit mund të 5-fishohet në rast se çështja shkon në gjykatë. Sunak është bërë kryeministri i dytë në historinë e Britanisë që gjobitet po kaq herët nga Policia. 

/News31