NEWS 9 Shtator 2023, 11:38

U arrestua në Shqipëri një vit më parë, Gjykata turke jep më shumë se 11,000 vjet burg për CEO-n e kriptove!

U arrestua në Shqipëri një vit më parë, Gjykata turke

Faruk Fatih Özer, i njohur si drejtori ekzekutiv (CEO) i një prej pikave më të njohura të shkëmbimeve të kriptove në Turqi, "Thodex" ka marrë një dënim të pazanotë dje, teksa i është dhënë 11,196 vjet, 10 muaj dhe 15 ditë burg. Për ju që nuk e dini historinë, kompania "Thodex" ishte një nga pikat më të mëdha të kriptomonedhave në Turqi deri në prilli të 2021, kur Özer  papritur u zhduk. Më shumë se 400,000 anëtarë, investitorë në kripto, mbetën pa akses në paratë e tyre, një shumë prej 2 miliardë dollarësh në total në kriptovaluta.

Özer u shpall në kërkim dhe hetimet zbuluan se ishte larguar nga vendi i tij, e në momentin që Interpol-i lëshoi urdhërin ndërkombëtar të arrestit për të, ai u gjet dhe u vu në pranga në Shqipëri vitin e shkuar. Sipas hetimeve dhe asaj që ka paraqitur prokuroria, prova që edhe e kanë cuar drejt dënimit ekstrem, Özer ka vepruar me qëllim mashtrimi me vetëdije të plotë që në fillim dhe se "Thodex" nuk ishte gjë tjetër vecse një organizatë kriminale.

Kapitullimi i "Thodex" në fakt coi në krijimin e një vale tronditëse në të gjithë Turqinë, pasi kriptomonedhat ishin përdorur deri në atë pikë nga njerëzit si një mjet për të mbrojtur kursimet nga inflacioni i lartë dhe zhvlerësimi i lirës turke, prandaj Gjykata e Stambollit e dënoi biznesmenin me akuza të ndryshme si mashtrimi, udhëheqje të një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Gjithsesi, edhe pse mund të duket e habitshme, dënimet në Turqi, sidomos për krime të tilla, janë deri diku të zakonshme, teksa kujtojmë se në 2016-ën, Fethullah Gylen, kundërshtar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u dënua me 1,900 vjet burg me akuzën e përpjepjes për të organizuar një grusht shteti. Po ashtu edhe Adnan Oktar, lider i një kulti, i akuzuar për një sërë krimesh, u dënua me më shumë se 8,600 vjet burg.

/News31