NEWS 25 Shkurt 2023, 15:38

Turqia goditet nga një tjetër tërmet!

Turqia goditet nga një tjetër tërmet!

Turqia është tronditur sërish nga një tjetër tërmet mbrëmjen e djeshme, gati 3 javë pas tërmeteve vdekjeprurëse që ndodhën në qytetet në kufi me Sirinë. Lëkundjet këtë herë ishin me magnitudë 5.2, në zonën Emirgazi. Tërmeti ishte i fuqishëm, me thellësi prej 19 kilometrash dhe ende nuk është bërë e ditur nëse ka dëme dhe viktima.
 
Ky është tërmeti i disatë që godet Turqinë, ndërsa përvec tërmeteve shkatërrimtare që shkaktuan mbi 50,000 viktima në të dy shtetet dhe shumë dëme materiale, lëkundje pati edhe në fillim të kësaj jave, duke e bërë akoma më të vështirë për njerëzit e atje t'i kthehen normalitetit apo të nisin me procesin e rindërtimit.  

/News31