NEWS 21 Shkurt 2023, 16:51

Turqia dhe Siria nuk gjejnë qetësi, viktima dhe qindra të plagosur nga tërmetet e djeshme

Turqia dhe Siria nuk gjejnë qetësi, viktima dhe qindra të

Nuk ka qetësi në Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë, teksa 2 javë pas tërmeteve vdekjeprurëse prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter, të dy vendet u tronditën sërish nga një tërmet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar deri më tani 11 viktima dhe qindra të plagosur. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Me mijëra ndërtesa që u prekën dhe pësuan dëme nga tërmetet e dy javëve më parë janë një kurth i mundshëm vdekjeje në raste të tilla pasgoditjesh, ashtu sic u pa edhe mbrëmë. Disa pamje nga "CNN Türk" treguan një ekip shpëtimi të cilët po tentonin të hynin ditën e djeshme në një ndërtesë ku njerëzit ishin bllokuar. Sipas informacioneve, këta persona ishin duke hyrë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmetet e 6 shkurtit, për të rimarrë sendet me vlerës, por si pasojë e lëkundjeve të djeshme kishin rrezikuar sërish jetën.

Si ta, edhe shumë persona të tjerë janë vënë sërish në rrezik, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar se njerëzit duhet të presin sërish pasgoditje të tilla dhe të tregohen shumë të kujdesshëm. 

/News31