NEWS 5 Maj 2023, 14:15

Trajneri i Skënderbeut, godet volejbollisten 18-vjeçare!

Trajneri i Skënderbeut, godet volejbollisten 18-vjeçare!

Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë nuk ka qenë e qetë për vajzat korçare. Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega ka goditur me shpullë një nga volejbollistet e tij, në kohën kur ishte duke dhënë udhëzime për vijimin e lojës.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa ngjarja e shëmtuar është filmuar nga të pranishmit. Në një moment disavantazhi në fushë, trajneri Xega ka kërkuar një minutë pushim për të dhënë udhëzime, teksa ka goditur me shuplakë një nga vajzat e formacionit.

Volejbollistja e goditur nuk reagon, duke u shtangur nga veprimi i trajnerit. Lojtaret e tjera gjithashtu.