NEWS 7 Janar 2022, 15:19

Tragjike në Fier! Ndërron jetë në kopsht fëmija 3 vjeç

Tragjike në Fier! Ndërron jetë në kopsht fëmija 3

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier! Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë në kopsht.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë bëhet me dije se i mituri ka qenë në një kopsht privat dhe aty ka humbur jetën.

Sipas burimeve nga spitali për ABC News, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

“Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thotë Policia e Fierit në njoftimin paraprak të dhënë pak më parë.

/News31