NEWS 6 Gusht 2022, 12:09

Tragjedi në Kroaci/ Autobusi del nga rruga, të paktën 12 viktima dhe 31 të lënduar

Tragjedi në Kroaci/ Autobusi del nga rruga, të paktën 12 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku raportohet një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 12 persona, nga lajmet e fundit.

Raportohet se edhe 31 të tjerë kanë mbetur të lënduar, mes tyre 18 në gjendje të rëndë shëndestësore. 

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë, ndërsa ka raportime të vazhdueshme nga vendngjarja. 

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake. Autobusi kishte destinacion Bosnjen Jugore, ndërsa pasagjerët ishin pelegrinë katolikë polakë, që ishin nisur për të shkuar në Medjugore, një zonë ku ndodhet një vend shenjtë i lashtë romak për besimtarët e fesë katolike. nga Polonia është konfirmuar se të gjithë viktimat dhe të lënduarit janë polakë, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e shoferit, i cili thuhet se e ka zënë gjumi në timon.

/News31

Burimi: ABC